Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, tha të mërkurën se pezullimi nga kompania AstraZeneca e testimeve të saj përfundimtare globale për vaksinën eksperimentale për COVID-19 dëshmon për efikasitetin e masave mbrojtëse që janë pjesë e këtyre testimeve.
“Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është arsyeja pse kemi faza të ndryshme të testimit, për të përcaktuar nëse këto kandidatura (vaksinash) janë të sigurta“, tha zoti Fauci në një intervistë me “CBS This Morning”.
“Është vërtet njëra prej valvulave të sigurisë në testime të tilla“.
Kompania gjigande britaniko-suedeze e farmaceutikës ndaloi testimet pasi një nga pjesëmarrësit vullnetarë u sëmur pas marrjes së ilaçit eksperimental.
“Është fatkeqësi që kjo ndodhi, dhe të shpresojmë se do të jenë në gjendje të vazhdojnë me pjesën e mbetur të testimit“, tha zoti Fauci. “Por, nuk dihet. Duhet të hetojnë më tej“.
Fauci tha gjatë një diskutimi se Amerikanët duhet të përgatiten për vjeshtën dhe dimrin ndërsa SH.B.A.-të kalojnë në sezonin e gripit.
‘Mos nënvlerësoni kurrë, kurrë potencialin e pandemisë. Ne duhet të zbutemi dhe të kalojmë këtë vjeshtë dhe dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë.”, tha eksperti.
Komentet e Fauci vijnë ndërsa SH.B.A. tejkaloi 191,000 vdekje të Enjten. Kombi ka raportuar gjithashtu më shumë se 6.3 milion raste të virusit.
Më tej gjatë fjalës së tij Fauci u bëri thirje amrikanëve që të ken kujdes dhe mos ta nënvlerësojnë pandeminë.
g.kosovari