Joaquin Guzman, lideri famëkeq i njohur si El Chapo, po kthehet në një person tepër të rrezikshëm, ose më saktë, karteli i tij.
Edhe pse pas hekurave, El Chapo i ka lënë ‘komadot’ të qartë, të cilët po ndjekin urdhërat e ‘shefit’ që puna të shkojë siç duket.
Tashmë, ky kartel droge, po frymëzohet nga ISIS. Vetëm një muaj më parë në qytetin Tepalcatepec u zbuluan disa dronë të mbushur me eksploziv C4 dhe me zara.
Armatimet u gjetën në një makinë të kartelit ‘Jalisco Neë Generation’, që drejtohet nga “El Mencho” (Oseguera Cervantes).
Ky i fundit është një ish-aleat i El Chapo, që vepron në 35 shtete meksikane, përfshirë Puerto Ricon.
Pikërisht këto armatime të reja kanë zbuluar se karteli i El Chapos, me bazë në Sinaloa, po përdor taktikat e ISIS, për të kryer vrasje, ato me shpërthimet me drone.
E njëjta formulë është përdorur në Irak dhe në Siri.
“Dronët në formë armatimi janë shumë të thjeshtë për t’u krijuar, kërkohet shumë më pak ekspertizë nga sa besohet.
Ndërsa municioni për dronin, për kartelat është e thjeshtë të gjendet.
Këto armatime të reja mund të përdoren për sulme preçizioni siç janë atentatet e mirë-përcaktuara.
Municioni mund të lëshohet nga droni, siç ka bërë ISIS në Irak e Siri disa vite më parë.
Kjo do i jepte kartelave të drogës një kapacitet minimal bombardimi,”- tha eksperti financiar amerikan Dr Robert J Bunker.
Karteli i drogës në Sinaloa, tashmë drejtohet nga ish-partneri Ismael “El Mayo” Zambada dhe dy djemtë e tij “Los Chapitos”.