Një video e filmuar në Ukrainë, tregon momentin e rrëmbimit të një të miture.
Një 29-vjeçar ka rrëmbyer një 4 vjeçare dhe momenti i rrëmbimit fatmirësisht është kapur nga kamerat e sigurisë në një stacion karburanti në Ukrainë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Borispil, rreth 30 km në lindje të Kievit.
Videoja tregon një burrë që në fillim flet me vajzën ndërkohë e ëma ndodhej brenda karburantit duke paguar.
Pas flet me vajzën, autori e fut brenda në makinë.
Kur nëna mori vesh ngjarjen njoftoi menjëherë policinë dhe fatmirësisht autori u arrestua.
Vogëlushja ndodhet në gjendje të mirë.
Më poshtë momenti i tmerrshëm: