Një mësuese shtatzënë ka vdekur nga koronavirusi pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan kolegët e saj.
31-vjeçarja Camila Graciano ishte tetë muaj shtatzënë kur u infektua në festën surprizë në qytetin brazilian të Anapolis. Disa ditë më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni çezarian.
Ata arritën të shpëtojnë fëmijën por Camila fatkeqësisht ndërroi jetë. Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por asokohe asimptomatik dhe nuk ishte në dijeni.
31-vjecarja u dërgua në spital tre ditë pas festës. Familjarët me vështirësi gjetën një krevat për të pasi reparti i kujdesit intensiv ishte i tejmbushur.
“Pas lindjes, motra ime shfaqi shenja përmirësimi. Madje mjekët na dërguan një mesazh ku na thonin që të kishim besim. Mushkëritë, rrahjet e zemrës dhe tensioni ka filluar t’i përmirësohen”- tha vëllai i Camilas, Daniel Helio Ambrosio.
“Herën e fundit që folëm me të mezi merrte frymë dhe na tha që të kujdesemi për veten se kjo sëmundje nuk është shaka. Luftoi shumë për Helenën, e cila ishte fëmija i saj i parë, gjithçka që i ndodhi është shumë e trishtuar”- tha një kolege e saj.
g.kosovari