Thuajse ka përfunduar i tërë numërimi në Mal të Zi, i cili ka vënë si fites partinë DPS të Milo Gjukanovic.
Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 vende.
Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani.
Deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime apo 98.8% e votave.
Rezultatet janë si më poshtë:
1. Social Demokratët 4.13%
2. Partia Boshnjake 3.80%
3. SDP 3.09%
4. E zezë dhe e bardhë 5.53%
5. Koalicioni Shqiptar 1.37%
6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
8. Lista shqiptare 1.54%
9. Paqja është kombi ynë 11.94%
g.kosovari