5 zhdukje masive ka përjetuar planeti jonë. Kjo është hipoteza e fundit e paleontologëve, të cilët shtojnë se të nxjerrësh konkluzione mbi të kaluarën e Tokës, nuk është aspak e thjeshtë, pavarësisht teknologjisë dhe analizimit kimik në sipërfaqen e saj.
Në bazë të studimit të fundit të kryer nga Universiteti i Illinois dhe publikuar në revistën e Akademisë amerikane të shkencave Pnas, hidhet hipoteza se shpërthimi i një supernove pranë Tokës, u bë shkak i një zhdukjeje masive të jetës, që mund të ketë zgjatur 300 mijë vjet.
Shkencëtarët shpjegojnë se në bazë të shtresave gjeologjike të gjetura dhe të analizuara, vërehet se në shumë shkëmbinj janë gjetur mijëra gjeneracione sporesh vegjetale që duken si të djegura nga drita ultravjollcë.
Pra kjo tregon se Tokë mund të ketë qenë e ekspozuar ndaj rrezeve ultraviolet të Diellit dhe kjo mund të vijë vetëm si pasojë e reduktimit drastik të shtresës së ozonit, që shërben si mbrojtëse nga radiacionet.
Dhe pikërisht shpërthimi i një supernovë pranë tokës miliona vite me parë, mund të ketë shkatërruar ozonin duke e bombarduar planetin me rreze X, Ultravjollcë dhe gama për një kohë që ka zgjatur rreth 100 mijë vjet.
Shkencëtarët e mendojnë këtë gjë, pasi në kërkimet gjeologjike mungojnë disa izotope e përbërës kimikë, që mund të shpjegojnë pikërisht një event të tillë mbi Tokë.
/a.r