Policia tha se vajza dhjetë vjeçare kishte thënë me shaka se shoferi Dmitry Chikvarkin, 48 vjeç, e kishte prekur atë dhe një vajzë tre-vjeçare që ishte bashkë me të.
Prindërit të cilët besuan se ai ishte “pedofil” shkuan dhe e vranë duke e masakruar shoferin, ndërsa pas ngjarjes ata u arrestuan dhe po përballen me akuzat për torturë dhe vrasje, ndaj një njeriu krejt të pafajshëm.
Shoferi i kishte transportuar për një distancë dy vajzat me kërkesën e prindërve.
Kur nëna e tre-vjeçares Valeria Dunaeva, 25 vjeçe, erdhi për t’i marrë vajzat, ato i thanë se Chikvarkin ‘i kishte prekur poshtë mesit’, tha policia.
Dunaeva ishte tërbuar dhe i tha të dashurit të saj 33 vjeçarit Sergey Chabin, i cili është baba i vajzës dhjetë-vjeçare.
Dyshja mori dhe tre miq të tyre dhe shkuan për të sulmuar shoferin e kamionit.
“Ata gjetën burrin që kishte transportuar vajzat. Fillimisht ai ishte përdhunuar në anus me një tub metali. Më pas me të njëjtin tub ata e qëlluan në kokë, duke i thyer kafkën”, tha policia.
Kujdestarja e dy vajzave – tezja e ish-burrit të Dunaeva – gjithashtu u sulmua teksa përpiqej të mbronte të njohurin e saj Chikvarkin.
Shoferi i kamionit, baba i një vajze gjashtë vjeçare, ishte gjallë kur dhunuesit u larguan, por ai vdiq më vonë nga plagët në kokë. “Ai vetëm i ndihmoi fëmijët, por u vra për këtë. Ai nuk lëndonte kurrë fëmijë”.
Pas marrjes në pyetje të vajzave policia tha se pretendimi i tyre ishte një gënjeshtër.
Dunaeva, Chabin dhe bashkëpunëtori i tyre Mikhail Ivanov, 27 vjeç, janë arrestuar, kurse dy të tjerë janë ende në arrati.
/a.r