Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Rrashkull të Durrësit.
Bëhet me dije se baba e vajzë kanë hyrë që të lahen në det dhe për rrjedhojë, 44-vjecari, i ati i vajzës së mitur, është mbytur.
Ndërsa, vajza e vogël vetëm 9 vjeçe u dërgua në spital, por nuk ia doli të mbijetojë,
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I DYTË NGA POLICIA
Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe.
/e.rr