Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se mijëra pacientë mund të jenë infektuar me koronavirus nga spitalet.
Kërkimi i kryer nga King-s College i Londrës mori në shqyrtim 10 spitale në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1 në Itali. Në fund u zbulua se të paktën 1 në 8 pacientë, të cilët kanë marrë trajtim spitalor janë infektuar në këto ambiente.
Kërkuesit thanë infektueshmëria në këto spitale ishte në nivele të ulëta dhe se situata ishte nën kontroll. Ekspertët analizuan 1500 raste.
“Shumica e këtyre pacientëve kishte qenë për një kohë të gjatë në spital. Ata ishin më të vjetër, të dobët dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, tha drejtuesi i kërkimit Ben Carter.
Sipas studiuesve rezultatet e mjekimit tek këta persona ishin më të mira ndoshta edhe për shkak të diagnostikimit të shpejtë. Mjekët llogaritën si rezultate pozitive në spital vetëm ata që u testuan pozitivë 15 ditë pas pranimit ose daljes nga spitali.
Megjithatë për shkak të periudhës së lartë të inkubacionit të virusit, është e pamundur të thuash me siguri se sa njerëz janë infektuar në spitale.
/a.r