Eksperti numër një i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar që të mos nxitohet nxjerrja e një vaksine për Covid-19 përpara se ajo të jetë e sigurtë dhe efektive. Ai foli për agjencinë e lajmeve Reuters, ku tha se nxjerrja e një vaksine tani dëmton zhvillimin e të tjerave.
“Një nga rreziqet e nxjerrjes së vaksinës është se mund ta bësh të vështirë, nëse jo të pamundur, për vaksinat e tjera që të testohen tek njerëzit. Për mua është shumë e rëndësishme që ta tregosh se vaksina duhet të jetë e sigurt dhe efektive”, tha Fauci.
Në fakt raportohet se Trump konsideron që të nxjerrë një vaksinë përpara se të testohet plotësisht. Kjo lëvizje e tij mund të rrisë shanset për rizgjedhje në postin e Presidentit në Nëntor.
Demokratët kanë akuzuar Trump se është i gatshëm që të vërë në rrezik jetët e amerikanëve për përfitime politike.
g.kosovari