Apeli i Durrësit ka lënë në burg Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, të arrestuar për vrasjen e e shokut te tyre pak ditë më parë në Elbasan, Florjan Lamçes. Dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit dhe i arrestuari tjetër kishin kërkuar ndryshim mase sigurie.
Më parë, Sanxhaktari ka treguar për policinë se me viktimën kanë pasur lidhje të mira miqësie. Sipas tij, takimi në lokal ka kaluar mes pijeve të ndryshme dhe ai nuk kujton fare se cfarë ka ndodhur.
“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë, pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë ai.
Si u vra Florian Lamçe?
Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, ekanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur. Hajdari dhe Sanxhaktari u arrestuan.
Këta të dy dhe Lamçe kishin të shkuar kriminale. Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.
g.kosovari