Rreth një muaj më parë biznesmenia Vilma Nushi, e prekur nga koronavirusi, pas komplikimeve shkoi për një trajtim mjekësor, në një spital të Italisë.
Ajo përmes një letre që bëri publike nga spitali, pranoi se ishte prekur nga Covid madje ishte duke marrë oksigjen, kur edhe reagoi nga shtrati ndaj lajmeve kritike për udhëtimin me ‘charter’ nga spitali i vendit tonë, drejt vendit fqinj, për një kujdesje më të specializuar mjekësore.
Mësohet se Vilma Nushi e ka kaluar situatën e vështirë, si dhe ka lënë pas krahëve sëmundjen.
Ajo është rikthyer para tre ditësh në Shqipëri dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Vilma Nushi rezultoi negative në dy tamponët e bëra. Biznesmenia e njohur për koncesionin e “Check-up” në shëndetësi fillimisht u dërgua tek Infektivi, në Tiranë, për të mbyllur me sukses terapinë e kurimit në Itali.
/a.r