Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar ndikuan jo pak në humorin e pushuesve sidomos atyre që kanë zgjedhur bregdetin, megjithatë mesa duket nuk ka vend për tu shqetësuar sepse moti i kthjellët mesa duket do jetë prezent deri në fund të muajit gusht, sigurisht në zona të ndryshme.
“Nga dita e nesërme dhe në vijim do të kemi dominim të motit të kthjellet dhe rritje të vlerave termike duke bërë që deri në fundjavë këto vlera termike të shkojnë deri ne 38 apo 39 grad celcius që në fakt janë vlera 4 deri ne 5 grad më të larta se vlerat normale përsa i përket muajit gusht. Gjatë kësaj jave duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi më shumë orë me diell dhe kthjellime në zonat bregdetare. Përsa i përket zonave malore deri të shtunën do të mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por ditën e diel do të kemi zhvillim të vranësirave gjatë orëve të pasdites në zonat malore , veriore dhe verilindore të territorit shqiptar.”
Po si do jetë moti në bregdet dhe a do të jetë kjo një verë e gjatë që do të na gjejë me temperatura të larta edhe në shtator?
“Duke filluar nga dita e enjte e në vijim do të kemi mot me diell dhe nuk do të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Përsa i përket muajit shtator është ende herët të flasim por përsa i përket vlerave termike pritet të futet me vlera me të larta se vlerat normale.”
Pas një viti të gjatë dhe të pazakontë me probleme të ndryshme dhe strese pune e lodhje jo vetëm fizike por edhe mendore pas tërmetit e covidit shqiptarët që kanë zgjedhur fundin e gushtit për të pushuar mund të buzëqeshin të qetë, moti për ta premton pushime me diell. /TCH
/e.rr