SPAK ka pushuar çështjen për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla i cili po hetohej për mbajtje narkotikësh.
Hetimet bazoheshin mbi një video të denoncuar ku pretendohej se Alla konsumonte kokainë në një lokal.
Alla dëshmoi në Prokurori duke deklaruar se nuk ishte ai, madje ai iu nënshtrua testit të drogës. Ai doli negativ në testin e drogës teksa SPAK ka pushuar hetimet me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën.
/e.rr