Dy partitë në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI tashmë kanë finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes, teksa Zoran Zaev ka lënë të nënkuptohet se do të jetë ai kryeministër i ardhshëm.
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë zbuluar paraprakisht se cilat dikastere do t’i takojnë BDI-së, por edhe Lëvizjes BESA, përfshirë edhe PDSH.
Siç mësohet nuk do të ketë kryeministër shqiptar, por Ahmeti për këtë do shpalos detaje se ideja e tyre mbetet.
Ministria e Financave do të jetë një nga ministritë që definitivisht do ti takoj BDI, ndërsa nga miministritë e tjera janë: Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Pushtetit Lokal, etj, mëson INA.
Nga postet e zvkryeministrave, BDI do të ketë sërish zvkryeministrin për integrime evropiane.
Në lojë për ndonjërën nga këto ministri është edhe Lëvizja BESA, ku në lojë është edhe Ministria e Kulturës dhe ministri pa resor që do shndërrohet në drejtori.
Mandatari dhe kreu i LSDM, Zoran Zaev dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në ora 14 pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen dhe detajet e saj përfshirë edhe postet ministrore.
“Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht në krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë të koalicionit në ditët e para të afatit të përcaktuar me kushtetutë prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit. Në bisedimet e zhvilluara në nivelin e sekretarëve partiakë, është arritur përparim serioz në pothuajse të gjitha çështjet që çojnë në një marrëveshje për qeverinë”, theksohet në komunikatën e përbashkët të këtyre partive.
Qeveria e re do të fokusohet në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia, çështje të tjera si zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për emrin, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit. (INA)
/e.rr