Burime për “Panorama” konfirmojnë se si pasojë e konfliktit është plagosur një person me qytën e pistoletës dhe më pas është qëlluar me armë. Policia konfirmon se i plagosuri eshte A. Xh., 29 vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen identifikimin e autorëve dhe personat e përfshirë në ngjarje.
Informacion paraprak
Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.