Përmes rrjetit social Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekëve italianë dhe shqiptarë për koronavirusin.
Njëzëri ata thonë se gjatë kësaj periudhe të gjithë duhet të mbajmë maska si mënyra e vetme, së bashku edhe me distancimin social, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Postimi i Ogerta Manastirliut:
A je aq i fortë sa të mbash një maskë?
Ju lutem dëgjoni thirrjen e mjekëve shqiptarë dhe italianë, që së bashku luftojnë COVID19
#MbroVeten #MbroTëTjerët
#TëNdihmojmëEkipetMjekësore.
Në Shqipëri ndodhet një ekip me mjekë italianë për të asistuar kolegët shqiptarë në luftën kundër koronavirusit.