Administrata e Spitalit “Shefqet Ndroqi” reagoi menjëherë pas lajmit të bërë publik se një 29-vjeçar i dha fund jetës pasi u hodh nga kati i tretë i ambienteve të këtij institucioni.
Stafi i shpreh ngushëllime familjarëve të tij, ndërsa konfirmon se i riu trajtohej prej 4 ditësh për shkak se ishte i konfirmuar me Covid-19. Sipas tyre, gjendja e tij ishte stabilizuar pas trajtimit me terapinë e plotë të mjekimit.
“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, thuhej në njoftimin e spitalit
Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte se një 29-vjeçar humbi jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Dyshimet e uniformave blu janë se ai mund të jetë vetëhedhur, megjithatë nuk dihet se çfarë mund të kenë qenë arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi ekstrem.
/a.r