Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sqaruar se ai është kuruar në shtëpi, nuk është larguar në asnjë vend e aq më tepër në Turqi, siç u raportua në disa media.
Sipas tij, kjo është një “goditje nën brez” nga kundërshtarët e tij.
“Nuk kam shkuar as në Turqi, aq në Itali. E di që kundërshtarët po gjejnë dikë që të kapen, nuk jam kryetar bashkie që ka shtëpi në Hollandë, që çdo katër muaj kap një vilë.
I mëshiroj, i kam falur, apeli për këta kjo gjuhë e urrejtjes, dikë mund ta kesh inat, por munde me ide dhe me punë, por jo me goditje në brez dhe kulturën e përçarjes, duhet të bashkohemi, jo të jemi të përçarë. Kjo gjuha e mllefit dhe urrejtjes duhet të venitet. Ndaj besoj që tipikisht sa herë që kundërshtari ka sulmuar ditë me gjuhën e urrejtje, ka humbur. Nuk jam larguar asnjë ditë nga shtëpia, jo nga Shqipëria”, tha Veliaj.
/a.r