Një kryefamiljar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë pas denoncimit të bërë ndaj tij për dhunë, nga e bija.
Efektivët e komisariatrit Nr. 5, bënë arrestimin në flagrancë të S. Q., 41 vjeç.
I ndaluari akuzohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, K. Q., 17 vjeçe.
Pas ndalimit të të atit, adoleshentes iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
/a.r