Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ka treguar se është sëmurë dhe se vuan nga senoziti që prej 10 ditësh.
Ajo ka treguar se merr frymë me shumë vështërsi dhe se shumë shpejt do t’i nënshtrohet një operacioni pasi hunda e saj është devijuar dhe si pasojë ajo ka marrë edhe infeksionin e sinuseve.
“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të frymoj nga hunda, është kjo ajo e gjitha që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjeshtë e mbaruar. Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve.”- u shpreh Bebe.
Ndërkohë këngëtarja po i kalon ditët e vështira larg prindërve, pasi në një postim ajo tregon se i mungon e ëma dhe se ka nevojë që ta ketë pranë.
Ndërsa më tej ajo shprehet mirënjohëse ndërsa lutet për njerëzit në Bejrut, pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima.