OSHEE me anë të një deklarate për mediat, shprehet se sot flakët e zjarrit kanë përfshirë Nën Stacionin e Corovodës.
Në njoftim, OSHEE shprehet se disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, ku jepen edhe vendbanimet përkatëse që nuk do kenë drita.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim
Në afersi të N/St Corovoda 1 ka rënë zjarr te një magazinë dhe, si rezultat, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1.
Zonat pa energji:
Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar
/e.rr