Stuhia që pushtoi gjatë natës Shqipërinë duket se ka shkaktuar dëme pranë bregdetit. Në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det për shkak të erës së fortë, duke detyruar pronarët që të zhyten për t’i rimarrë mbrapsht.
Siç duket edhe nga pamjet, një djalë futet në det për të marrë një çadër, e cila kishte përfunduar larg vendit të saj për shkak të erës.
Kjo e mërkurë e ka gjetur vendin nën “pushtetin” e reshjeve të shiut! Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.
g.kosovari