Imagjinoni të zgjoheni në mëngjes, të hapni sytë dhe të shikoni një ari polar të mbështetur në dritaren tuaj.
Është kjo eksperienca që po përjetojnë në ditët e sotme, mysafirët e “Pairi Daiza”, një resort turistik në Belgjikë, i ndërtuar brenda një kopshti zoologjik me një sipërfaqe prej 80 hektarësh.
Dhomat të përshtatura me vetrata të mëdha, shohin vaska me ujë apo zona pyjore, nga ku duken ujqër, arinj, apo foka.
Bëhet fjalë për ambiente të vogla të shpërndarë në gjithë kopshtin zoologjik, në mënyrë që të shikohen si “zona polare” edhe “savana afrikane”.
Brenda kopshtit zoologjik të kthyer në resort, ndodhen rreth 7000 kafshë.
g.kosovari