Një vajzë e mitur në Durrës, dyshohet se ka rënë pre e përdhunimit të një djali.
Kështu thotë policia e qytetit bregdetar, e cila njofton arrestimin e të dyshuarit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Si i dyshuar për ngjarjen, u bë arrestimi i N.B., 20 vjeç, banues në Durrës.
20-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17- vjeçare.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, veprime të mëtejshme.
g.kosovari