Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar zyrtarisht se presidenti i Rtv Ora News, Ylli Ndroqi është i njëjti person me shtetasin Xhemail Pasmaçiu, i arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge.
Në njoftimin zyrtar të SPAK po ashtu thuhej se me urdhër të GJKKO është bërë edhe sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit, pasi ka dyshime se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Pas publikimit të këtyre të dhënave nga SPAK, kanë dalë dhe e mbrojnë disa “avokatë publikë:, mes të cilëve spikat edhe ish-KOP-isti i Lulit, Julian Deda.
Në një postim në rrjetet sociale, Julian Deda thotë se është në krah të trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu, sepse ky i fundit sponsorizon një media.
Postimi i plote i Dede:
Me thene te drejten,
…mes Ylli Ndroqit, qe prezumohet se paska bere lek te piste jashte shtetit, pastaj me vone vjen ne Shqiperi ku drejton dhe sponsorizon nje media, ne te cilen punojne qindra persona, te cilet ushqejne mijera familjare, media nga e cila njerezit vetem informohe, argetohen dhe kalojne disi kohen ne kete zymtesi politike dhe ekonomike….
…dhe Erion Veliajt, politikanit me fals qe njeh historia e ketij vendi, qe vjedh perdite leket e pastra te shqiptareve te shkrete, i konsideron si te pista dhe i dergon kush e di se ku jashte shtetit per t’i pastruar serisht, qe trefishon taksat ne kohe krize ekonimike dhe nuk kthen mbrapsht asnje sherbim, duke demtuar keshtu miliona njerez me familjet e tyre.
…mes ketyre te dyve, zgjedh te mbroj Yllin, jo thjeshte sepse punoj ne nje media por sepse modelet te tilla politike, qe demtojne vendin e tyre dhe nuk kane asnje ndjesi per kete, duhen refuzuar.
g.kosovari