Është mbyllur mbledhja e parë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të Partisë Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.
Në fund të mbledhjes ka folur një nga anëtarët e këtij komisioni, Besnik Mustafaj, i cili është shprehur se ky komision është seriozisht i angazhuar për të zgjedhur personat me vlera më të mira si kandidatët e ardhshëm të PD në zgjedhje.
Mustafaj ka thënë se shpreson që në fund të këtij procesi të dalë i paturpëruar, pasi sipas tij kjo është detyra më komplekse që ka marrë ndonjëherë përsipër.
“Jemi seriozisht të angazhuar të zgjedhim vlerat më të mira të këtij kontigjenti. Gjërat janë në vazhdim. Shpresoj të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar pasi është detyra më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër”, u shpreh Mustafaj.
Me sa duket Mustafaj nuk beson shume se Basha do tu qendroje perzgjedhjeve te Komisionit, dhe pse lista prej 2000 kandidatesh per deputete e kryetare bashkie ka ardhur ne seline e PD e “filtruar” dhe pa asnje kundershtar te kreut demokrat!
Ndërkohë pas takimit, edhe Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Në një deklaratë për mediat, Ruli tha se: “Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”.
g.kosovari