Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, i bën thirrje të rinjve të shmangin grumbullimet në plazhe dhe mjedise dëfrimi, për shkak të situatës nga pandemia e Covid-19.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalo thotë se të rinjtë rrezikojnë shëndetin e tyre por dhe të prindërve e të të afërmëve.
‘Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre…’, shkruan Kalo.
STATUSI I PLOTE
KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të pyllëzuara me pisha e jo vetëm, ku Ozoni i çliruar prej tyre është një faktor ndihmës i yni në përballjen me sfidën Sars-Cov2/Covid-19…..Në 7 vite këto pisha të mbjella në oborin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1 kanë hedhur shtat….
T’a heqim sopatën apo nagaçen nga brezi ynë, dhe në vënd që t’a shpyllëzojmë këtë vend nga pishat e tija si në bregdet dhe në mal, le të rifitojmë kulturën e rimbjelljes së tyre…..Të rinjtë e rë rejat tona le të shpenzojnë më pak kohë në bare e klube dhe të miqësohen edhe me shumë me natyrën, duke e rigjallëruar atë me mbjelljet e këtij druri dobiprurës….
NËSE një i ri mbjell sot 2-3 pisha në 20 – 25 vitet e ardhëshme i sigurojnë brezit më të ri, një jetë në një mjedis më cilësor e më pak të ndotur, sikundër brezat tanë menduan për ta duke u mbjellë miliona e miliona fidanë përgjatë Muajit Dhjetor të çdo viti kudo nëpër Atdhe…..
Më pak grumbullime në plazhe e mjedise dëfrimi ju më të rinjtë e këtij vendi…..RREZIKONI shëndetin tuaj, POR jo pak edhe atë të prindërve, të afërmve dhe miqve tuaj…..Jeta është e pakthimtë, e paçmimtë dhe shumë e vlertë për ju dhe ARDHMËRINË e Trojeve Arbërore…..Kemi më shumë shtrime të të rinjve në mjediset tona, por edhe jo pak humbje jetësh në mesin e tyre…
.Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, POR edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domozdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….
BESIMI dhe MIRËKUPTIMI reciprok e bën edhe më të mundëshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë….Together forever!!!
g.kosovari