Qeveria greke vendosur shtyrjen e bllokimit të kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 14 gusht.
Sipas qeverisë greke deri në datë 14 gusht kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët etj., por nuk lejohen turistët.
Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje, por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.
Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke.
Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.
g.kosovari