Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një moment ‘pikant’ nga seanca e Kuvendit, teksa deputetët socialist, tifozë të skuadrës së Tiranës i kanë bërë një dhuratë simbolike zv.kryeministrit Erion Braçe, me rastin e shpalljes së ekipit kryeqytetas si Kampion.
Socialistët i kanë dhuruar Erion Braçes një kapele me ngjyrat e Tiranës dhe këtë ja kanë dhënë gjatë seancës plenare në Kuvend.
Në video dëgjohet teksa deputeti Ervin Bushati thërret “Forca Tirona”. Ndërkohë që Braçe i njohur si tifoz i flaktë i Partizanit e ka pranuar këtë dhuratë simbolike, teksa ka përplasur dhe ‘grushtin’ me deputetin Xhemal Qefalia.
Ndërkohë që Balla shkruan mesazhin e tij: “Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për 💯 vjetor!”.
g.kosovari