Nga sot do të nisë zbatimi i lgjit 41 bis në burgje. Ministria e Drejtësisë firmosi izolimin e bosëve të krimit, që tani do të vuajnë 41 bis, një ligj që parashikon mundësinë nga Ministira e Drejtësisë për të pezulluar trajtimin normal të të burgosurit dhe zëvendësimin më një trajtim më të ashpër e të rëndë, në raste të jashtëzakonshme e në raste rebelimi.
Nëpërmjet një amendamenti të vitit 1992 shtrirja e këtij trajtimi të ashpër përfshin edhe të paraburgosurit në pritje të gjykimit, në raste terrorizmi e kërcenimi për sigurinë publike. Përfshihet edhe censurimi dhe kontrolli i postës për të evituar komunikimin dhe marrëdhëniet me organizatën kriminale jashtë burgut.
Ky ligj në Shqipëri kishte prej dy vitesh që kishte hyrë në fuqi, ndërsa SPAK prej marsit dërgoi tetë kërkesa në zyrën e Etilda Gjonajt.
Sot në 13:30 për zbatimin e 41 Bis, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja, pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media në Ministrinë e Drejtësisë.
g.kosovari