Katër të dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë janë infektuar me COVID. Ditën e hënë i janë nënshtruar ekzaminimit disa të dënuar dhe një pjesë e stafit të burgut të Zaharisë në Krujë. Ekzaminimi ka ardhur pas referimit të mjekut të burgut tek epidemiologët që disa të burgosur kanë shfaqur shenjat e covid 19.
Menjëherë nga ana e epidemiologëve është bërë tamponimi të dënuarve dhe të disa gardianëve të burgut. Përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme dhe kanë rezultuar pozitivë 4, 3 prej të cilëve janë pacientë të ardhur nga burgjet e tjera dhe një është i dënuar i burgut.
4 të prekurit janë në një qeli dhe prej kohësh nuk kanë pasur kontakte me të dënuar apo personel të burgut, por nuk dihet ku janë infektuar. Sot po bëhet një kontroll në të gjithë burgun e Zaharisë për të parë nëse ka të prekur të tjerë mes të dënuarve. Ndërkohë të prekur me covid 19 ka në disa institucione të rrethit të Krujës.
g.kosovari