Italia do ti vi sot në ndihmë Shqipërisë me një tast forcë të përbërë nga shtatë persona për luftën ndaj koronavirusit. Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Në aeroportin ‘Nënë Tereza’ kjo task forcë do të pritet nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa si dhuratë do të vijnë 500.000 maska kirurgjikale të llojit II. Ardhja e kësaj task force ishte vendosur që me 27 korrik pas një konference ndër rajonale të organizuar në Pulja.
“DELEGACION ITALIAN NË SHQIPËRI PËR MBËSHTETJE SHËNDETËSORE NË LUFTËN NDAJ COVID-19
Është parashikuar të mbërrijë sot, nga Italia, një delegacion për t’i ofruar Shqipërisë ndihmesë shëndetësore dhe teknike në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 në Vend. Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore (nga data 30/07 deri në datën 13/08). Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza i cili është parashikuar të mbërrijë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, sot rreth orës 12 -12.30, do të vijë në Shqipëri edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.
Me mbërritjen në aeroport, Grupi (i përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes) do të pritet nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, dhe nga Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.”
g.kosovari