Deputet i opozitës në Kuvend, Selami Jenisheri ka tërhequr vëmendjen sot para Kuvendit të Shqipërisë.
Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur një foto, ku shihet deputeti Jenisheri duke u krehur flokët para nisjes së seancës plenare.
Edhe pse më i vjetri në Parlament, plot 80 vjeç, ai tregon kujdes për pamjen e jashtme.
“Deputeti Selami që çantën dhe krehërin nuk i heq nga dora dhe xhepi”, shkruan fotografi krahas imazhit.
Selami Jenisheri ka dalë si deputet nga lista e Lulzim Bashës në 2017 dhe është deputeti i Qarkut Shkodër.
/a.r