Situata në të cilën ndodhet sot Europa ka bërë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Bëhet fjalë për referimer sa i përket masave të marra dhe angazhimin në vijim në luftën kundër terrorizmit.
Sulmet terroriste në Paris kanë bërë që e gjithë bota të tregohet vigjilente dhe të rrisë shkallën e gatishmërisë.
Mëposhtë axhenda e takimit të sotëm në 19:00
Fjala e hapjes së Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar NISHANI
Fjala e Kryeministrit të Republikës, SH.T.Z. Edi RAMA
Referimi i zotit Ditmir BUSHATI, Ministër i Jashtëm:
“Angazhimet dypalëshe dhe në kuadrin rajonal të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Implikimet për Shqipërinë të konkluzioneve të Këshillit të BE-së në luftën kundër terrorizmit”
–
Referimi i zotit Saimir TAHIRI, Ministër i Brendshëm:
“Siguria në vend dhe masat e marra”.
Referimi i Gjeneral Major Jeronim BAZO, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura:
“Situata në vend dhe masat e marra. Analizë e riskut dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”
Referimi i zotit Visho AJAZI LIKA, Drejtori i SHISH:
“Siguria në vend dhe bashkëpunimi me agjencitë partnere”
–
Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit në mbledhje
Fjala e mbylljes e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar NISHANI