Brenda banesës në një pallat në Kavajë, një shtetas italian është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç. I ndjeri jetonte prej kohësh në lagjen nr.2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati.
Ai ishte i martuar me një shqiptare dhe kishte vendosur të jetonte në Shqipëri.
Bëhet me dije se 70-vjeçari kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se ai kishte probleme të shumta shëndetësore. Sakaq në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Nga të dhënat e para besohet se 70-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
I moshuari kishte lënë amanet që të varrosej në Shqipëri.
Trupi i pajetë është dërguar te morgu i Tiranës për autopsinë, pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj.
/e.rr