Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.
Burime nga vendngjarja raportojnë se automjeti ka marrë flakë në ecje e sipër në hyrje të tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.rr