Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka përcjellë një mesazh fetar, në seancën e sotme parlamentare.
Në maskën anti-Covid, me të cilën u shfaq në Parlament, kishte të shkruar “E dua Allahun”.
Mesazhi u përcoll në gjuhën angleze, ku në maskë shkruhej “I love Allah”.
Kujtojmë se deputeti Valteri është besimtar mysliman dhe vazhdimisht është bërë protagonist në seancat parlamentare, qoftë me ngritjen e shqetësimeve por edhe me sherret me kolegët.
/a.r