Presidenti Ilir Meta ka ngritur si shqetësim mos ndëshkimin e autorëve të abuzimit seksual me fëmijët.
Duke folur ditën e sotme në aktivitetin e shpalljes lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kreu i shtetit tha se shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore që mund të ndodhë në një shoqëri.
“Kjo dhunë mund të ndodhë kudo në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet. Përhapja e gjerë e internetit i ka ekspozuar dhe më shumë fëmijët në rrezikun e dhunës e shfrytëzimin seksual, të mbrojnë fëmijët nga këto mënyra të reja të krimit. Rastet nuk denoncohen për shkak të frikës, stigmatizimit nga shoqëria apo mosbesimit ndaj autoriteteve përgjegjëse”, u shpreh seksuali.
Sipas tij, gjatë viteve të fundit është denoncuar dhunë seksuale ndaj fëmijëve e në shumë rast abuzuesit janë të njohur për fëmijët, duke ngritur si shqetësim se “Institucionet në disa raste kanë dështuar. Kjo duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë tani, ndaj është momenti ta mbështesin sot e në vazhdimësi këtë nismë”.
Meta kërkoi që të përmirësohen politikat dhe ligji, si dhe të ngrihen barriera për të parandaluar dhunën e shfrytëzimin e fëmijëve, por edhe për të rritur ndëshkueshmërinë.
/a.r