Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur sot me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjuzi në fjalën e tij ka ngritur disa shqetësime, duke thënë se Taulant Balla nuk ulet në takim me krerët e partive opozitare që janë në Kuvend.
Ruçi në fjalën e tij, sqaroi deputetin se nuk është në kompetencë të tij të organizoj takime dhe i ka kërkuar Gjuzit që të ulet. Por deputeti nuk është ulur dhe këtu ka nisur një debat dhe kërcënim se do e nxirrta nga salla.
Kujtim Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Çfarë doni me bë? Ndryshe duhet me fillu me gjujt kryeministrin më bojë, zv.kryeministrin, kryetarin e parlamentit, a ose të hedhim ndonjë granatë këtu brenda. Sado mundë të duhet këtë nga garda, në qoftë se një deputeti këtu ja jep mëndja për t’u fut me çfarë të duash, futet, se këtu janë futur dhe më parë. Por ne themi se jemi njerëz të përgjegjshëm, de në këtë kuptim ne themi që s’mund t’i anashkaloni 8 partitë politike. Keni dy ditë që anashkalon zoti Balla, ndërkohë që ke dhënë fjalën.
Gramoz Ruçi: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre. Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish.
Kujtim Gjuzi: Po na ndërprisni
Gramoz Ruçi: Ulu aty, ulu. Prit të të sqaroj.
Kujtim Gjuzi: Nuk dua të ulem dua të flas.
Gramoz Ruçi: Ulu po të them ulu.
Kujtim Gjuzi: Unë i bëj të dyja dhe flas.
Gramoz Ruçi: Unë nga 1 minutë e gjysmë u kam dhënë nga dy minuta të gjithë deputetëve të pavarur. Përsa i përket takimit me Ballën, këtu je në Kuvend dhe jo në mbledhje partie jashtë kësa salle bëni çfarë të doni.
g.kosovari
Kujtim Gjuzi karagjoz