Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Alionid Sali i akuzuar për vrasjen e 46-vjeçarit, bashkëfshatar i tij pas një konflikti me motive pronësie në Patos.
Prokurori Andi Pogace kërkoi arrest me burg për autorin dhe detyrim paraqite për babë e bir Agron dhe Gazmend Seati që dhunuan nënën e autorit. Gjykata e kryesuar nga Orkeda Lice pranoi pretencën.
Vetë autori Alionid Sali ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se ka vepruar në gjaknxehtësi.
“Krimin e kam bërë në tension e sipër”, ka thënë ai.
/e.rr