“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, kështu është shprehur në reagimin e parë pas rikthimit nga Haga, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi shkruan se nesër në mbrëmje do të flasë për katër ditët që u mor në pyetje nga Prokurori Special.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, ka shkruar Thaçi.
Për katër ditë me radhë, Thaçi u mor në pyetje në lidhje me aktakuzën për krime lufte, e cila nëse do të konfirmohet atëherë ai do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës.
/e.rr