Pas një rënie të ndjeshme ditën e kaluar sot është rritur sërish numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
U regjistruan 164 raste të reja, 66 më shumë se dje teksa po ashtu 5 persona humbën jetën nga COVID-19.
59 raste të reja u shënuan në Shkup, teksa Dibra kishte 18 dhe Kumanova 12. Kurse viktimat u shënuan 3 në Shkup, dhe nga një në Resnjë e Tetovë.
/e.rr