Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot në Farkë ku ka nisur rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.
Rama premton se shumë shpejt do të nis rindërtimi i 150 banesave të tjera në Tiranë.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
RINDËRTOJMË BASHKË
VENDOSIM TULLËN E PARË QË DO TË PASOHET NGA MILIONA E MILIONA TË TJERA, DERI NË FUND TË RINDËRTIMIT TË TË GJITHA BANESAVE TË RRËNUARA NGA TRAGJEDIA E 26 NËNTORIT TË SHKUA
#DerinëFund #PAPUSHIM
Farkë – Nis rindërtimi i banesave individuale pas tërmetit të 26 nëntorit
Në Tiranë jemi gati me 200 banesat e fazës së parë, e shumë shpejt do të nisim me 150 shtëpi të tjera, e të tjera me radhë, deri në tullën e fundit
#NETHEMIATËQËBËJMË #BËJMËATËQËTHEMI”, shkruan kryeministrie Rama.
g.kosovari