Nga Astrit Patozi
Këtë dashurinë, që ka shperthyer për referendumet, e kam shumë të qartë se nga vjen. Ndoshta edhe nga fakti se në Shqipëri janë bërë shpesh dhe kanë zgjidhur punë ato, që nga viti 1998, kur u miratua kushtetuta.
Por problemi ështê se që referendumi për listat e hapura të bëhet, duhet që dikush të mbrojë mbajtjen e tyre mbyllur.
Dhe deri tani nuk ka dalë asnjë “trim” që t’i marrë përsipër listat e mbyllura, që të paktën të kishte kauzë referendumi.
Të mos hyjmë fare pastaj në teknikalitete, që duhen 28 deputetë apo 2/3 e parlamentit për ta vënë në lëvizje dhe për ta çuar në dorë të popullit këtë vendimmarrje.
Dhe të gjithë e dimë parimin e shenjtë juridik, se kur nuk ka padi nuk mund të ketë çështje.