Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.
Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.
Në total numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ka aritur në 115.
g.kosovari