Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar të infektuar me Covid-19 të paktën 119 persona në 24 orët e fundit, duke bërë që numri total i të sëmurëve të shkojë në 5.237.
Prej më shumë se dy javësh Kosova po për përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarëve me virus, si edhe pacientë që nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë kësaj lufte të ashpër .
E për këtë arsye edhe qeveria e Kosovës, prej ditësh ka ndërmarrë masa të reja me qëllim frenimin e pandemisë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike ka filluar të normalizohet.
“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë me qetë”, ka thënë Ramadani.
Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ramadani ka theksuar se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Numri i rasteve aktive është 2,663.
g.kosovari