Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) vijon të jetë e mbyllur edhe ditën e sotme, teksa i kanë bërë kërkesë ISHP-së të zhvillojë hetim epidemiologjik!
Ditëne sotme janë anuluar 6 seanca të planifikuara për t’u zhvilluar. Një vendim i tullë, pra për mbylljen e kësaj gjykate, ka ardhur si pasojë e konfirmimit pozitiv të një gjyqtari, teksa dy të tjerë, persona kontakti me të janë vetëkarantinuar.
Një nga seanca që është anuluar është edhe ajo e kokainës së Maminasit, për Arbër Cekajn.
Aktualisht GJKKO ka 9 gjyqtarë, 1 i infektuar me COVID, 2 në karantinë teksa 6 të tjerë janë në pritje për të bërë tamponët. Kjo gjykatë u mbyll tre ditë më parë, ndërkohë që vijon punën SPAK, edhe pse janë në të njëjtën godinë. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit final do pritet rekomandimi i institutit shëndetësor si do të vijohet me punën. Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë respektohen.
g.kosovari