Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për dy mjekët e spitalit privat në Tiranë, të cilët akuzohen se mjekuan ilegalisht autorin e dyshuar të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç.
“Detyrim paraqitje” vendosi ditën e sotme Apeli për mjekët e spitalit “Amavita”, Besim Lama 46 vjeç dhe Viktor Marku 42 vjeç, duke dalë kësisoj nga qelia.
Ata akuzohen se kanë mjekuar 30-vjeçarin Eduart Lamaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (Hasani) më 30 maj, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur.
Eduart Lamaj u kap dy javë më parë, i plagosur duke u mjekuar ilegalisht në spitalin privat “Amavita” në Tiranë.
Lama u paraqit në spital me plagën e infektuar, ku në këmbim të parave kishte siguruar mjekimin.
/a.r