Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Eliza Hoxha nuk e ka menduar gjatë dhe ka dalë në rrugë, edhe pse pak ditë më parë ajo rezultoi pozitive me koronavirus.
Mediat kanë publikuar foton e saj në rrugë, fakt ky që përbën shkelje të rëndë të rregullave të karantinimit.
Reagimet ishin të shumta, dhe për të cilat deputetja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ndërsa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mire, shoh tash edhe këso lajme.
Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, ka shkruar deputetja.
Tre ditë më parë ajo rezultoi se ishte prekur nga virusi korona.
/a.r